Sahatqiu ka disa fjalë pasi Rusia kërkoi heqjen e flamurit të Kosovës

Aktuale

Sahatqiu ka disa fjalë pasi Rusia kërkoi heqjen e flamurit të Kosovës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:59
Teuta Sahatqiu

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka kërkuar që ministrja Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës, dhe me ç’rast është ndërprerë edhe seanca.

Përfaqësuesi i Britanisë doli në mbrojtje.

Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Teuta Sahatqiu tha se “përkundër dramës, u bë shumë mirë që u mbyll për publikun”,

“Tepër gjatë kemi kërkuar mbylljen për publik për këto seanca koti të cilat Serbia e Rusia e shfrytëzonin për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe urrejtjes. Uroj qē të mos hapet më kurrë dhe së shpejti edhe Rezoluta e stërvjetruar 1244 të hiqet përfundimisht dhe Kosova të përfaqësohet ashtu si duhet, si shtet anëtar”, tha Sahatqiu.

Megjithatë, Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat