​Shtyhet konstitumi i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, mungojnë deputetët

Aktuale

​Shtyhet konstitumi i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, mungojnë deputetët

Më: 14 prill 2021 Në ora: 10:48
​Shtyhet konstitumi i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, mungojnë deputetët

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e parë konstitutive e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka konstatuar se punimet e Komisionit nuk mund të vazhdojnë, duke kërkuar që mbledhja të shtyhet për një orë..

“Meqenëse mungojnë disa deputet nuk do të kemi kuorum të vazhdojmë punimet. Të caktojmë një ditë tjetër të takimit”.

“Ftoj të mbahet një mbledhje nesër në ora 11:00”, ka thënë ajo.

Deputeti i VV-së, Zalih Zyba ka kërkuar që takimi të mbahet brenda dy orësh dhe jo të shtyhet për një ditë tjetër.

Përderisa Dimal Basha, nga VV-ja tha se në ora 13:00 do të ishte e përshtatshme të konstituohet Komisioni.

“Na presin punë me rëndësi”, ka thënë Musliu.

Për propozimin e Bashkë u pajtuan të gjithë deputetët e pranishëm në salle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat