Visar Ymeri publikon statistikat: Gratë më të etura për dije se sa burrat

Aktuale

Visar Ymeri publikon statistikat: Gratë më të etura për dije se sa burrat

Nga: M.H Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:59
Visar Ymeri

Ish-kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar në lidhje me deklaratën që hoxhë Shefqet Krasniqi bëri gjatë mbrëmjes së djeshme për vendin e gruas.

Ymeri përmes një postimi në facebok publikoi disa statistika duke treguar që gratë janë më të zonja në dije dhe në studimet universitare sesa burrat, përcjell “Bota sot”.

Ai gjithashtu tha se ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet.

Postimi i plotë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit akademik 2019/2020, në universitetet publike të Kosovës në nivelin bachelor janë regjistruar:

• 4459 gra

• 2928 burra

ndërsa në vitin akademik 2018/2019 kanë diplomuar:

• 4790 gra

• 2560 burra

Njëkohësisht në vitin akademik 2019/2020, po në universitetet publike, në nivelin Master janë regjistruar:

• 1355 gra

• 762 burra

ndërsa, në vitin 2018/2019 kanë diplomuar:

• 1240 gra

• 1038 burra

Numri i kandidatëve të pranuar në studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës në vitin akademik 2019/2020 është:

• 53 gra

• 25 burra

Gratë po dalin më të etura për dije dhe më punëtore në studimet universitare se sa burrat. Ai që mendon se gratë janë vetëm për shpi dhe punët e shpisë, më shumë se sa çkado tjetër shpërfaqë paditurinë dhe prapambeturinë e vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat