A frikësohen nga Ligji për Konfiskim të Pasurisë nga Albin Kurti? Kështu përgjigjen Xhavit Haliti e Bekë Berisha

Aktuale

A frikësohen nga Ligji për Konfiskim të Pasurisë nga Albin Kurti? Kështu përgjigjen Xhavit Haliti e Bekë Berisha

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:31
Xhavit Haliti e Bekë Berisha

Qeveria e Kosovës, ditën e martë, miratoi koncept-dokumentin që do të mundësojë konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Kështu, Ministrisë së Drejtësisë, tash i është hapur rruga të nisë hartimin e ligjit të njohur si antimafia.

Pasuria, përmes tij, mund t`iu konfiskohet të gjithëve, prej qytetarëve të thjeshtë, liderëve politikë e institutcional, e deri edhe zyrtarëve e tjerë të zgjedhur në institutcione të ndryshme të rëndësishme, ATK, Polici, Doganë, FSK e AKI. Madje kjo mund të bëhet pa e pritur fare aktgjykimin dënues.

Por, a kanë frikë figura të larta politike nga ky ligj?

Media ka kontaktuar me deputetin e PDK-së Xhavit Haliti, pasuria e paluajtshme e të cilit është 1 milionë e 20 mijë euro.

I pyetur nëse ndjen frikë apo jo nga ligji antimafia, ai u përgjigj kështu.

“Po çka ka m`u tut more une (qeshë)”, u shpreh shkurt ai për Front Online.

I patrembur nga ky ligj është edhe deputeti tjetër, veçse i AAK-së, Bekë Berisha. Por, jo vetëm.

“Prej cilit ligjit bre?”, pyet ai.

Gazetari i përgjigjet: Atij për konfisikimin e pasurisë.

“Jo bre nuk kemi hiç frikë prej asnjë ligji. Po çfarë frike”, ia kthen deputeti Berisha gazetarit.

Sipas tij, nisma e Qeverisë Kurti për konfisikimin e pasurisë, është një “hajgare”.

Deputeti Berisha tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar  dy banesa, një shtëpi dhe tokë, vlera e të cilave është 789 mijë euro.

Ligjin antimafia, legjislatura e 8-të e Kuvendit, pritet ta miratojë gjatë këtij viti.

Në kuadër të tij është paraparë të themelohet një agjenci që do të merret me çështjen e gjetjes se rasteve e konfisikimit të pasurisë dhe e cila do t’i ketë afërsisht 30 të punësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat