Këta janë politikanët e Kosovës që agjërojnë

Aktuale

Këta janë politikanët e Kosovës që agjërojnë

Më: 14 prill 2021 Në ora: 20:28
Kuvendi i Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit.

Emri e ka Eman. E nëse përkthehet në shqip do të thotë besim.

Por, jo vetëm nga emri, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, njihet edhe si besimtar në jetën e përditshme. Emani është në mesin e deputeteve nga partia fituese e 14 shkurtit, që agjëron në muajin e Ramazanit.

E përveç tij, nga Vetëvendosje, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë. Fitim Uka, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci, Fitim Haziri e shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit.

Ndërsa, përveç tyre, sipas Rrahmanit, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë nga VV. E a agjërojnë apo jo, gjatë gjithë të premtës, nuk e kanë konfirmuar apo mohuar, ministrat në qeverinë “Kurti 2”.

I vetmi që është përgjigjur, është ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, i cili tha se agjëron muajin e Ramazanit.

Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera. Behgjet Pacolli, Mërgim Lushtaku, Uran Ismaili e Ganimete Musliu, janë në mesin e deputetëve që agjërojnë në këtë muaj.

Ndërsa në mesin e deputetëve që agjerojnë, është edhe deputetja boshnjake, Dude Balje.

Ndërsa, një përgjigje të tillë, nuk e kanë dhënë nga AAK-ja dhe LDK-ja.

Ajo që dihet është se as Kurti as Osmani nuk agjerojnë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat