“I ka dalë ajo ana e katunarit të Sibovcit”: Osman Musliu komenton deklaratat e Shefqet Krasniqit, godet edhe Baton Haxhiun

Aktuale

“I ka dalë ajo ana e katunarit të Sibovcit”: Osman Musliu komenton deklaratat e Shefqet Krasniqit, godet edhe Baton Haxhiun

Më: 14 prill 2021 Në ora: 23:40
Osman Musliu

Hoxha Osman Musliu ka komentuar deklaratat e Shefqet Krasniqit për gruan në një emisionin në Kosovë.

Musliu ka thënë se nuk e ka parë atë intervistë, por thotë se nëse këto fjalë kanë dalur nga goja e Krasniqit atëherë kjo nuk ka të bëjë me fe.

“Nuk e kam parë por nga ato që dëgjova po flas. Nuk dua të ngutem por nëse e ka thënë atë atëherë sigurisht ju ka përzier katurnallëku me arabëllakun atje. Hoxha i nderuar sigurisht e di se martiri i parë në Islami ka qenë grua. Nuk guxon të thotë ai gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në odë. Islami para 14 shekujve u ka dhënë të drejtën grave që të jenë pronare. Xheneti është tek nëna. Shefqeti nëse e ka thënë këtë fjalë është mirë me e tërhek. Me thënë se më ka dalur prej brendisë ai katunari i Sibovcit.”, thotë Musliu.

Ai po ashtu ka pasur kritika edhe për gazetarin Baton Haxhiu i cili në një intervistë tha se “Leonardo DiCaprios mund t’ia japim një vajzë të bukur nga Shqipëria por mos të na flasë për lumenj”.

“Këtu është faji edhe ju i mediave. Tani pasi i reaguat hoxhës Shefqet Krasniqi, pse nuk po i reagoni edhe këtij. Duhet të reagoni pasi ishte e ulët ajo që tha ai.”, shtoi Musliu.

Osman Musliu ka sqaruar deklaratën e tij ku tha se gjatë sulmit të vitit 1998 kur Adem Jasharit i është ofruar ta dhezë një cigare, ka thënë se e bën këtë në iftar.

Musliu ka thënë se në asnjë moment nuk ka tentuar t’i jap kahje fetare.

“Mund ta shohin intervistën time, nëse sa grimca i kam dhënë kahje fetare le të më gjykojnë. Familja Jashari dhe UÇK-ja ka bë luftë çlirimtare jo fetare. Le të ma gjejnë vetëm një fjalë që kam dashur me fetarizu apo ç’fetarizu familjen Jashari”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat