A do ta heqë Vetëvendosja homologimin e automjeteve? Flet deputeti Armend Muja

Aktuale

A do ta heqë Vetëvendosja homologimin e automjeteve? Flet deputeti Armend Muja

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:51
Ilustrim

Projektligji për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Automjete në Republikën e Kosovës, shpesh herë ka nxitur debat në Kuvendin e Kosovës.

Homologimi i automjeteve të reja i cili është bërë që disa vjet në Kosovë, është parë nga Lëvizja Vetëvendosje si zhvatje ndajë qytetarëve.

I zëshëm ishte atëherë deputeti, tani ministër i Financave dhe Transferove, Hekuran Murati i cili kishte deklaruar se ata që votojnë kundër heqjes së homologimit, janë pro monopolit të Devollëve.

Ai e kishte iniciuar ndryshimin e këtij ligji i cili kishte dështuar në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ishin votat e mjaftueshme për të kaluar këtë ligj.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Armend Muja ka thënë se ndryshimi i këtij ligji do të jetë ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature.

“Unë nuk du me dhanë afat të saktë, çka mund të them është se një nga prioritetet kryesore të para legjislative janë pikërisht këto që lidhen me defekte esenciale të tregut këto do të trajtohen të parat, sikur çdo instrument tjetër ligjor i cili e pengon mbarëvajtjen e tregut”, ka thënë Muja.

Homologimi i automjeteve të reja i cili është bërë që disa vjet në Kosovë, nga deputeti Muja po shihet si zhvatje ndaj qytetarëve.

“Detyrimi nuk paraqet ndonjë vlerë të shtuar për qytetarët, por vetëm zhvatje sepse veturat veçse përmbushin standardet e qarkullimit në rrugët e RKS në anën tjetër kjo përbën barrë të panevojshme financiare në xhepin e qytetarëve sepse në emër të kësaj procedurë të panevojshme ata detyrohen të paguajnë rreth 4 milionë euro në vit”, është shprehur ai.

Muja më tutje është shprehur se si komision do t’i skanojnë të gjitha ligjet dhe se monopolet nuk do të lejohen.

“Si parim ne jemi në fazën e konstituimit. Si parim do të fillon skanimi i të gjitha ligjeve të pjesa e monopoleve pasi liria ekonomike është esenciale në Kosovë, monopolet nuk do të lejohen, e dyta do të punohet edhe të komisionet tjera parlamentare, do të sigurohen kapacitetet për  monitorim të vazhdueshëm, ku monopolet dhe abuzimet tjera  në kuadër të tregut nuk do të lejohen”, është shprehur Muja.

Lëvizja Vetëvendosje tani i ka 59 deputet kurse si Qeveri u votua me 67 vota, dhe me këta numra mund të ndryshoj dhe plotësoj ligje me një shumicë të thjeshtë, në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat