Valentina Bunjaku Rexhepi synon t’ia zë vendin Lutfi Hazirit

Aktuale

Valentina Bunjaku Rexhepi synon t’ia zë vendin Lutfi Hazirit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:51
Valentina Bunjaku Rexhepi

Valentina Bunjaku Rexhepi është deputete në Kuvendin e Kosovës, e cila në zgjedhjet e fundit e fitoi mandatin e saj të tretë.

E ftuar në emisionin “Studio A” ajo tha se ndihet tejet falënderuese ndaj të gjithë qytetarëve që e kanë votuar, duke treguar po ashtu se çfarë do të bëjë gjatë këtij mandati.

Bunjaku Rexhepi deklaroi se angazhimi i saj në politikë do të jetë i vazhdueshëm dhe se ambiciet i ka të mëdha, po ashtu duke synuar edhe postin e të parit të qytetit të Gjilanit.

“Unë tërhiqem nga politika vetëm atëherë kur qytetarët nuk më votojnë. Ambiciet e mija janë shumë të mëdha, nuk do të thotë në këtë mandat as tjetrin, varet qysh do të zhvillohen situatat dhe si do të gjendem tash në Parlament”, tha ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat