Murati: “Non paper”, një skenar për të parë reagimet ndaj ndryshimit të kufiive

Aktuale

Murati: “Non paper”, një skenar për të parë reagimet ndaj ndryshimit të kufiive

Më: 16 prill 2021 Në ora: 23:05
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar “non-paper” të publikuar në mediet e rajonit ku flitej për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perendimor.

Sipas Muratit, kjo ishte një para-skenar për matur pulsin dhe trasuar rrugën drejt një veprimi të tillë në të ardhmen.

“Besoj që situata të tilla do të kemi her pas here, për shkak se problemet në Ballkan nuk janë zgjidhur. Mendoj që këto vijnë prej niveleve më të larta të politikës qoftë amerikane apo evropiane, për të matur pulsin, reagimet edhe për të përgatit terrenin”, tha ai, duke paralajmëruar se veprime të ngjashme do të ketë edhe në të ardhmen.

Murati thotë se ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet zgjidhja e vetme përkundër që një momentum i tillë humbi në vitin 2018.

“Nuk kemi shumë opsione. Asociacioni do ta bëjë Kosovën një shtet jofunksional. Situata tjetër është “status quo”, ne mbetemi mbrapa dhe është opsioni i ripërcaktimin e kufijve. Dhe duke qenë që ne na iki ajo që ta kryejm atë punë pa u nderlidhur me Bosnjen, unë nuk është se jam shumë i lumtur që kjo po ndërlidhey me Bosnjen. Ne kishim mundesi ta bënim pa e nderlidh me Bosnjen”, tha ai.

Kreu i LB-së, tha se Janez Jansha që ishte i ndërlidhur me këtë dokument joformal, është mik i shqiptarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat