Lirohet mjeku që nuk i dha ndihmë mjekësore pacientit në Podujevë

Aktuale

Lirohet mjeku që nuk i dha ndihmë mjekësore pacientit në Podujevë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:09
Mjeku

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i dyshuari-mjeku I.H, është liruar në procedurë të rregullt.

I.H u ndalu më 15 prill dhe i njëjti me 16 prill u lirua në orën 17:30.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mjeku ishte arerstuar pasi nuk kishte kontrolluar një pacient.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat