Jusuf Thaçi i reagon Qeverisë Kurti dhe Prokurorisë

Aktuale

Jusuf Thaçi i reagon Qeverisë Kurti dhe Prokurorisë

Nga: N. H Më: 17 prill 2021 Në ora: 15:24
Jusuf Thaçi dhe Albin Kurti

Ish zëvendësministri i arsimit, Jusuf Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se qeveria e prokuroria duhet t’i mbajnë duart larg nga mediet, përcjell “Bota sot”.

Thaçi thekson se nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, dhe jo në media.

Aktivisti Thaçi ka reaguar në mbrojtje të mediave që kanë publikuar të dhëna të ministrisë së Shëndetësisë që ngjallin dyshimet për vonesa të qëllimshme në sigurimin e vaksinës anti-COVID.

Ja shkrimi i tij:

Qeveria e prokuroria duart larg nga mediat!

Nëse media dhe gazetarët kanë nxjerrë dhe publikuar informata e dokumente konfidenciale, atëherë përgjegjësit për këtë le t’i kërkojnë në institucione, jo në media, sepse për mediat nuk ekziston detyrimi për konfidencialitet në këto raste.

Nëse media dhe gazetarët kanë shpifur, atëherë ekziston mundësua për padi civile për shpifje.

Prandaj, qeveria dhe prokuroria nuk kanë punë me mediat dhe gazetarët asnjëherë për rastet kur mediat dhe gazetarët janë duke e bërë punën e tyre që lidhet me informimin e publikut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat