“Gabimin më të madh e ka bërë policia”/ Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen e 27-vjeçarit

Aktuale

“Gabimin më të madh e ka bërë policia”/ Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen e 27-vjeçarit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 07:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri dje rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Isak Brahimi që ishte dëshmitar ka zbuluar si ka ndodhur ngjarja duke folur për mediat.

“Gabimin më të madh e ka bërë policia në atë moment kur kufomën e kanë tërhequr prej vendit të ngjarjes edhe te ky rrethi këtu përballë neve e kanë çuar gjoja me i jep ndihmën e parë. Në atë moment ka ardhur edhe ndihma e parë e kanë bllokuar rrugën policia e prej makinës së policisë e kanë nxjerr jashtë në ambulancë”, tha Isak Brahimi.

Ai tregoi edhe arsyen që çoi në vrasjen e 27-vjeçarit. “Rasti ka ndodh si një mosmarrëveshje për disa fidanë, por asgjë siç thotë populli. Barrën e merr polici se nuk vritet njeriu për hiçgjë”, shtoi ai.

Ndërkaq specialisti i emergjencës, Fetah Spahija thotë se gjendja e të plagosurve është e stabilizuar.

“Një i ri 27 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, në qendrën emergjente ka ardhur pa shenja jete me gjithë punën e stafit mjekësorë nuk arriti ti mbijetoj plagëve, gjendja e pacientëve të tjerë është e qëndrueshme. Njëri në repartin e urologjisë, tjetri në ortopedi, ndërsa personi që dyshohet se ka shtëne me armë zjarri ka pasur një plagë në kokë”, tha specialisti i emergjencës, Fetah Spahija.

Sipas policisë nga hetimet e zhvilluara deri më tani njëri nga të lënduarit ka marrë plagë aksidentalisht. Ndaj të dyshuarit Sh.A 35 vjeçar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat