Konjufca: Sakrifica e dëshmorëve qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë

Aktuale

Konjufca: Sakrifica e dëshmorëve qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:00
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeminsitrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe tek dëshmorët e luftës në rajonin e Prishtinës.

Glauk Konjufca deklaroi se sakrifica e dëshmorëve qëndron e palëkundur në themelet e shtetit tonë.

“Pa sakrificën dhe rënien e dëshmorëve s’do të ishte e mundshme liria e popullit tonë. As shtetësia e as pavarësia. Kështu që sa të ketë gjallë komb shqiptarë, ata do të nderohen e respektohen gjithmonë”, tha ai.

Tutje Konjufca shtoi se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe e kombit tonë është lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mendoj se pjesa më e lavdishme e historisë së re të Kosovës dhe kombit tonë është lufta jonë çlirimtare e UÇK-së dhe rënia e mbi 2 mijë e 500 dëshmorëve, rënia e 14 mijë martirëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, prandaj lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat