Lladrovci: Nuk mund ta heq fotografinë e Thaçit e ta vendos Vjosën se i vjen mërzi...

Aktuale

Lladrovci: Nuk mund ta heq fotografinë e Thaçit e ta vendos Vjosën se i vjen mërzi...

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:46
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci ka thënë se ai është institucionalist dhe do ta vendos në zyrë fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani.

“Ne nuk e kemi obligim ta vendosim që ditën e parë sepse edhe ato e duan një procedurë prokurimi. Jemi institucionalist dhe do ta vendosim fotografinë e presidentes kur t’i vjen momenti”, tha Lladrovci.

“Ne nuk mundemi ta heqim fotografinë e presidentit Thaçi nga korniza dhe në atë kornizë ta vendosim atë të presidentes Vjosa Osmanit se i vjen mërzi edhe asaj”, shtoi Lladrovci.

Kështu ka deklaruar sot Lladrovci në një emision televiziv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat