​Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando

Aktuale

​Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:27
Foto nga takimi

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia COVID-19, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri Murati gjatë takimit e njoftoi Ambasadorin Orlando për gjendjen e rënduar financiare të krijuar nga pandemia COVID-19, për masat që do të ndërmarrë Qeveria për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë, si dhe për planin e Qeverisë.

Ndërsa, ambasadori italian, Nicola Orlando falënderoi ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se do ta mbështesin Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, si dhe do të vazhdojnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Sipas një komuni të ministrisë, Murati dhe Ambasadori Orlando gjatë takimit u dakorduan që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën ekonomike, në forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, identifikimin e fushave të ndryshme ku mund të bashkëpunojnë së bashku edhe në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat