Parim Olluri tregon detajet se si policia i hyri në zyrë

Aktuale

Parim Olluri tregon detajet se si policia i hyri në zyrë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 21:00
Parim Olluri

Gazetari Parim Olluri, ka treguar se si u vizituan nga Policia e Kosovës pas publikimit të hulumtimit për vaksinat.

“Ke një përpjekje e pushtetit të ri për të frikësuar mediat. Për mendimin tim ishin veprime të çuditshme ato që ndodhën pas publikimit të hulumtimit të Insajderit”, tha Olluri.

Thotë se nuk u befasua me veprimin e policisë.

“E  kam prit duke njohur mendimet e krerëve të VV’së për mediat dhe dëshirën e flaktë të tyre për të kontrolluar mediat”, shtoi ai.

“Veprimi i parë hetimor ka qenë ardhja e policëve në zyre. Puna e parë që ata e kanë bërë me sabah ka qenë me i trokit në zyre një medie për t’i frikësuar”, theksoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat