Ka mbledhur mbi 2 mijë video të luftës, i gatshëm për të bashkëpunuar me shtetin i riu nga Drenasi

Aktuale

Ka mbledhur mbi 2 mijë video të luftës, i gatshëm për të bashkëpunuar me shtetin i riu nga Drenasi

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:02
Shala dhe Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Esat Shala, të riun nga Krajkova e Drenasit.

Shala që nga paslufta në mënyrë vullnetare ka koleksionuar mbi 2000 video incizime të masakrave të kryera nga regjimi serb në Kosovë.

“Në këtë takim u njoftuam për punën e tij vullnetare në mbledhjen e dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e po ashtu folëm për bashkëpunimin në iniciativën për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Në emër të Ministrisë, ministrja e falënderoi Esatin për punën e bërë deri më tani në dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë si dhe u dakorduan për bashkëpunim në arritjen e synimeve për adresimin e këtyre krimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat