Zëvendësministri Mjeku: Kompjuterin e mirë e gjetëm të pluhurosur në bodrumin e Ministrisë

Aktuale

Zëvendësministri Mjeku: Kompjuterin e mirë e gjetëm të pluhurosur në bodrumin e Ministrisë

Nga: A.Zh Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:46
Getoar Mjeku me kolegun e tij

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Getoar Mjeku, ka thënë se një kompjuter të mirë, e kanë gjetur të pluhurosur në bodrumin e Ministrisë.

Ai ka treguar se në këtë kompjuter ka instaluar me ndihmën e një kolegu, sistemin operues të lirë Linux Mint.

Reagimi i tij në Facebook:

Kolegu Fatban më vizitoi sot në zyrën time në MINT.

Dhe në këtë kompjuter të mirë por të moçëm, që e kemi gjetë të pluhurosur në bodrumin e Ministrisë, më ndihmoi me e instalu sistemin operues Linux Mint.

Linuxi vepron sipas parimeve të softverit të lirë – jo të lirë si malli, por si Republika që dëshirojmë me ndërtu. #freesoftware #FLOSS #Linux #MINT

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat