E rrallë, 100 vjeçarja nga Skënderaj vaksinohet kundër Covidit bashkë me vajzën 75 dhe djalin e 78 vjeçar

Aktuale

E rrallë, 100 vjeçarja nga Skënderaj vaksinohet kundër Covidit bashkë me vajzën 75 dhe djalin e 78 vjeçar

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:08
Shehide, Hajrja dhe Ferati

Shehide Imeri, më 3 janar të këtij viti i ka mbushur një shekull jetë. 

Por pavarësisht moshës, ajo ende sheh mirë të punojë punë dore, dhe ende nuk përdor asnjë medikament. Megjithatë këtë te marte, e prishi këtë rend.

Ilaçi i parë për 100 vjeçaren nga Skenderaj, rastisi të ishte vaksina anti – COVID.

“Mirë shumë po ndjehem. Jo kurrë s’jom tutë prej virusit, as prej kurrgjafit”- është shprehur 100 vjeçarja.

Shehidja të martën, u vaksinua bashkë me vajzën e saj, Hajrijen 75 vjeçe, dhe djalin e saj Feratin 78 vjeçar. 

Ky i fundit madje thotë se e moshuara i motivoi të tjerët.

“Kur e shihnin njerëzit nanën t’u u vaksinu, tjerët menjëherë u vaksinojshin, nuk pritshin rixhe hiq. Masi i murrum vaksinat, pritum nja 15 minuta. E pyta nanën a po ndihet mirë, tha po. Edhe motra tha po, edhe erdhum n’shpi”- ka thënë 78 vjeçari.

Ndërsa, e bija e Shehides, Hajrija, thotë se nuk po ndjejnë asnjë efekt anësor që kur u imunizuan.

“Kena flejt mirë, kena hangër mirë, as nuk e dijna që e kena marrë vaksinën, veç kur na pyt najkush na kujtohet” – ka thënë Hajrija

Shehidja, Ferati, e Hajrija, që së bashku i kanë 253 vjet jetë, u kanë bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat