Kjo është gjendja e Nezir Mehmetajt që po mbahet në burg nga Serbia

Aktuale

Kjo është gjendja e Nezir Mehmetajt që po mbahet në burg nga Serbia

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:40
Nezir Mehmetaj

Nezir Mehmetaj sot ka dalë para Gjykatës së Lartë të Beogradit në Serbi. Ai ka një vit e gjysmë që po mbahet i ndaluar.

Mehmetaj është deklaruar i pafajshëm, pas akuzave për pjesëmarrje në krime lufte kundër civilëve, në fshatin Rudicë të Klinës, në qershor dhe korrik 1999.

Vëllau i tij, Valon Mehmetaj për io tha që sot nuk është marrë asnjë vendim dhe se pas dy jave pritet një seancë tjetër.

“Seanca është zhvillu, tash sipas avokatit, pritet që pas dy jave të ketë një seancë tjetër. Nuk është marrë ndonjë vendim sot.

Besojmë në pafajësinë e tij, e presim lirimin e tij, deri më sot kemi dëshmu shumë. Veç po presim”.

Ai po ashtu tregoi që ka kohë që nuk kanë biseduar direkt me Nezirin pasi që thirrjet kanë dështuar.

“Neziri ka pas të drejtë me ba telefonata, ka provu dy, tri herë, krejt në fillim jemi dëgju dy herë me ta. Edhe nuk kanë funksionu thirrjet. Sipas avokatëve, e ka lanë, nuk ka tentu ma me thirrë, për shkak se kanë dështu thirrjet shumë herë”.

Gjendja shëndetësore e Nezir Mehmetajt është e mirë dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Me shëndet mirë është, nuk ka diçka, ndonjë të keqe, presim tash çka po bahet”.

Kujtojmë që Nezir Mehmetaj u arrestua në janar të vitit 2020 nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, në Merdare. Që atëherë, ai po qëndron në paraburgim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat