Deputetja e AAK-së ka një lutje për Albulena Haxhiun

Aktuale

Deputetja e AAK-së ka një lutje për Albulena Haxhiun

Nga: A.Morina Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i ka dal në mbrojtje ish-ministrit, Selim Selimi, pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kadrijaj e mbështeti shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, por jo edhe sulmet ndaj Selimi Selimit. Deputetja e AAK-së kishte edhe një lutje ndaj ministres Albulena Haxhiu dhe zëvendësministrit Blerim Sallahu.

“Albulenë dhe Blerim, ju lutem pyetni familjarët tuaj nëpër burgje se çfarë menaxheri ka qenë ministri Selim Selimi dhe drejtori i burgjeve gjatë pak muajve të qeverisjes”, shkroi Kadrijaj në Facebok, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albulenë dhe Blerim, ju lutem pyetni familjarët tuaj nëpër burgje se çfarë menaxheri ka qenë ministri Selim Selimi dhe drejtori i burgjeve gjatë pak muajve të qeverisjes. Nëse vërtetë doni ta shkarkoni drejtorin sepse ashtu ju ka thënë shefi, sepse nuk është i VV-së, atëherë shkarkojeni. Por mos provoni t'i fyeni e ofendoni njerëz me kredibilitet e profesionalizëm siç është ministri Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat