Rreziku nga “Non paper”, Paçarizi ka një thirrje për Kurtin e Osmanin se si të veprojnë

Aktuale

Rreziku nga “Non paper”, Paçarizi ka një thirrje për Kurtin e Osmanin se si të veprojnë

Nga: G.B Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:51
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se edhe mund të jenë të rrejshme dokumenti ‘non paper’ dhe harta e ndarjes etnike të Ballkanit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dokumentet që po qarkullojnë janë opsione që do të shtrohen në tavolinat e Brukselit, derisa ka thënë se Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani duhet t'i hapin letrat me spektrin politik dhe të ndërtojnë një qëndrim dhe një strategji të qasjes unike, përcjell Bota sot.

Ai ka paralajmëruar se situata është shumë serioze dhe duhet të lihen anash inatet politike.

Postimi i tij i plotë:

Dokumenti i botuar në "Koha ditore" edhe mund të jetë i rrejshëm siç ka thënë ambasadori gjerman. Edhe harta e ndarjes etnike të Ballkanit mund të jetë dokument i rrejshëm.

Megjithatë, dokumentet që po qarkullojnë janë opsione që do të shtrohen në tavolinat e Brukselit. Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani duhet t'i hapin letrat me spektrin politik dhe të ndërtojnë një qëndrim dhe një strategji të qasjes unike. Të gjitha palët duhet të heqin dorë nga idhnimet, pasi situata është shumë më serioze se sa spektri politik e institucional i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat