Ish-këshilltari i Thaçit i “gjuhet” Kurtit e Osmanit, tregon se kush do të përkujdeset për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit i “gjuhet” Kurtit e Osmanit, tregon se kush do të përkujdeset për ish-udhëheqësit e UÇK-së

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:03
Hashim Thaçi, Albin Kurti, dhe Vjosa Osmani

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se u dashtë Edi Rama sërish t’i mësojë krerët e rinj të institucioneve të Kosovës, se si bëhet mbrojtja publike e vlerave të luftës.

Ai shkruan se në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare.

Behramaj ka thënë se udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Image
Adil Behramaj

Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është e arritur e madhe kombëtare. Udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës, së paku nuk do të jenë të braktisur nga Qeveria e Shqipërisë, ashtu siç i ka braktisur dhe po i lufton politikisht lidershipi i ri institucional i Kosovës.

Edi Rama u dashtë sërish t’i mësojë që mbrojtja publike e vlerave të luftës dhe përmendja e emrave nuk janë sakrilegj dhe kurrfarë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë!

 

Në mungesë të mbështetjes së krerëve të rinj të institucioneve të Kosovës për luftën e UÇK-së, fitorja e Edi Ramës është...

Posted by Adil Behramaj on E mërkurë, 28 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat