Kurti takon Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kurti takon Lajçakun, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 28 prill 2021 Në ora: 22:22
Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Emisarin Special të Bashkimit Evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti deklaroi se dialogu duhet ta njohë realitetin dhe të vërtetën si dhe të adresojë çështjet e tashmë të pazgjidhura.

“Diskutim konstruktiv me Emisarin Special, Miroslav Lajçak. Unë rikonfirmova që dialogu duhet të jetë parimor dhe i përgatitur mirë.

Duhet të përmbajë realitetin dhe të vërtetë, të jetë i barabartë dhe të adresojë çështje të pazgjidhura, jo të krijojë të reja”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat