Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir

Aktuale

Avokati i Popullit bën përgjegjës shtetin për vrasjen e gruas nga ish-burri në Emshir

Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Për vrasjen dhe vetëvrasjen që ndodhi më 14 mars të këtij viti në lagjen “Emshir” të Prishtinës, Avokati i Popullit ka publikuar raportin. Në të cilin raport thuhet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte denoncuar atë.

“Raporti trajton veprimet dhe mos mosveprimet e shtetit përkitazi me të drejtën për jetë, lidhur me vrasjen dhe vetëvrasjen e cila ndodhi më 14 mars 2021, në lagjen Emshir në Prishtinë, me ç’ rast një burrë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, e pastaj bëri vetëvrasje. Raporti analizon zbatimin e dispozitave kushtetuese, instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ligjeve, politikave dhe strategjive kundër dhunës në familje. Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën. Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar. Sipas këtij raporti, autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën”, thuhet në raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP).

Raporti rekomandon autoritetet përgjegjëse për hapat që duhet të ndërmerren, dhe të njëjtin në formatin e tij të plotë mund ta gjeni në ueb faqen e IAP-së, në këtë link:

https://oik-rks.org/2021/04/27/raport-me-rekomandime-ex-officio-nr-1502021-ne-lidhje-me-detyrimet-pozitive-te-shtetit-per-te-drejten-ne-ujete-dhe-mbrojtjen-nga-dhuna-ne-familje/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat