Pronari i fabrikës “Meka” i reagon analistëve: Janë në krahun e Serbisë

Aktuale

Pronari i fabrikës “Meka” i reagon analistëve: Janë në krahun e Serbisë

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:03
Burim Piraj

Biznesmeni i njohur nga Kosova, Burim Piraj, ka reaguar ndaj analistëve që sipas tij, po ia mbajnë anën Serbisë dhe po kërkojnë me ngulm që Kosova të bëj kompromis.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, këta analista nuk i kanë dy fille ndjenja patriotike.

Piraj i ka përmendur disa të bëma të Serbisë ndaj Kosovës, për të cilat i pyet analistët se a pak po u duken gjithë ato a?

Postimi i plotë:

Si kuptoj disa "analista" se pse përherë janë në krahun e Serbisë dhe duan ta ngulitin në kokën e Kosovarëve se Kosova duhet të bëj kompromis!

A pak po ju duket se Kosova ka pas viktima në luftë a? Apo ndoshta asnjë nga familja juaj se ka pësuar!

A pak të zhdukur po ju duket se ka pas Kosova a?

A pak Kosova ka bo kompromis kur u rrafshua e u shpërngul nga forcat Serbe a?

A pak që fondin e pensioneve e mbajti Serbia dhe krejt pasurinë e Kosovës në ish Jugosllavia?

A pak që Kosovën e bllokoj qe 22 vite në një kafaz shtet a?

Çfarë kompromisi po doni ju o analistë që dy fille ndjenjë patriotike nuk keni???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat