Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Aktuale

Kryekuvendari Konjufca priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë, z.Hristo Gudjev.

Ambasadori Gudjev e ka uruar të parin e Kuvendit për detyrën e re dhe konstituimin e institucioneve të reja të vendit, duke konfirmuar njëherësh edhe gatishmërinë e Bullgarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

Z.Gudjev ritheksoi veçmas gatishmërinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe përkrahjen e shtetit bullgar për perspektivën euroatlantike të Kosovës. 

 Kryekuvendari Konjufca, duke e falënderuar për mbështetjen ndaj Kosovës, e ka uruar ambasadorin Gudjev për mbajtjen e zgjedhjeve të suksesshme në Bullgari, si dhe ka shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të shtetit bullgar, me theks të veçantë në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme ekonomike, arsimore e kulturore.

Situata me pandeminë dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinave ishte po ashtu në fokus të takimit, me ç’rast u konstatua se lufta kundër pandemisë mbetet prioritet kryesor i institucioneve tona shtetërore.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat