Kiçmari: Paraqitjet e Kurtit në Bruksel ishin të dinjitetshme

Aktuale

Kiçmari: Paraqitjet e Kurtit në Bruksel ishin të dinjitetshme

Më: 29 prill 2021 Në ora: 21:51
Sabri Kiçmari

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari ka vlerësuar vizitën e Kurtit në Bruksel.

Ai thotë se në aspektin përmbajtësorë Kurti u paraqit mjaft mirë në takime me zyrtarë të rangut të lartë të shteteve të Bashkimit Evropian.

“Vizita ishte mjaft profesionale në aspektin përmbajtësor. Ka takuar shumë diplomatë të lartë. Në rrafshin protokollar pritja ka qenë më e mira e mundshme…Paraqitjet e kryeministrit ishin të dinjitetshme”, tha Sabri Kiçmari.

Diplomati thotë se nuk mund të ketë zgjidhje parciale të problemit pa pasur njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia.

Kiçmari thotë se nuk ka asgjë të keqe që Kurti ka kërkuar më shumë kohë për dialogun.

“Përgjigjet e shpejta dhe me nguti mund të jenë të gabuara dhe me pasoja, prandaj Kurti ka bërë mirë që ka reaguar ashtu. Në diplomaci koha është shumë e rëndësishme”.

Diplomati thotë se duhet pasur kujdes me fjalorin e Vuçiqit pasi thotë se presidenti i Serbisë pas çdo takimi në Bruksel gjendjen për Serbinë e ka paraqitur shumë të vështirë dhe dramatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat