8 mijë e 841 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

8 mijë e 841 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 07:15
Ilustrim

Javën e fundit në Kosovë kanë rënë rastet e të infektuarve me Covid-19. Por i lartë vazhdon të jetë numri i të vdekurve nga ky virus.

Vetëm gjatë ditës së djeshme 11 pacientë humben betejën me koronavirusin. Duke e quar në 2 mijë e 173 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Numri i rasteve aktive është 8 mijë e 841.

“Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat