Gjendja mund të bëhet alarmante, Qendra për Transfuzion bën thirrje për dhurim të gjakut: Mungesa e gjakut po rritet

Aktuale

Gjendja mund të bëhet alarmante, Qendra për Transfuzion bën thirrje për dhurim të gjakut: Mungesa e gjakut po rritet

Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Të shpeshta janë rastet kur shohim se kërkohet dhurim i gjakut për pacientë të ndryshëm anembanë Kosovës.

Por nga Qendra për Transfuzion të Gjakut kanë theksuar se së fundi mungesa e furnizimit me gjak është rritur.

Të njëjtit kanë ftuar të gjithë personat vullnetare të dhurojnë gjak, në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës.

Postimi i plotë:

Meqenëse jemi në kohë pandemie dhe në muajin e shenjtë të Ramazanit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetar te gjakut.

Duke i marrë parasysh edhe këto ditë feste, dhe numrit të shtuar të kërkesave mungesa e gjakut po rritet.

Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë  të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë në mënyrë që të iu dalim në ndihmë pacieteve të shtrirë nëpër spitalet tona.

Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat