​Auditori i Përgjithshëm: Institucionet nuk siguruan qeverisje të mirë elektronike

Aktuale

​Auditori i Përgjithshëm: Institucionet nuk siguruan qeverisje të mirë elektronike

Më: 5 maj 2021 Në ora: 16:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Institucionet publike qendrore dhe lokale të Kosovës nuk kanë arritur të sigurojnë qeverisje të mirë të teknologjisë së informacionit. Kështu u bë e ditur në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku u shqyrtua raporti “Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit që ka të bëjë me të gjitha institucionet publike”.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami tha se në mungesë të një strategjie për investime dhe koordinim të gjitha institucionet e kanë pasur të pamundur të monitorojnë investimet në këtë sektor.

Sipas saj nevojitet që të jetë një institucion përgjegjës për investimet teknologjike që bëhen nga institucionet e Kosovës.

Ajo tha se në mungesë së strategjisë edhe niveli lokal por edhe ai qendror kanë bërë investime të kushtueshme.

Bajrami: ASHI nuk ka hartuar strategji kjo ka shkaktuar mungesë të monitorimit

“Meqenëse institucionet nuk kanë pasur një strategji të përgjithshme për investime dhe koordinim atëherë kjo punë është vështirësuar shumë. Në vitin 2016 Agjencioni i Shoqërisë së Informacionit e ka hartuar një strategji të cilën nuk ka arritur ta aprovojë pasi kishte marr komente nga Zyra për Planifikim Strategjik që është në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Ndërsa, institucionet tjera që janë pjesë e këtij raporti të Auditimit nuk është se kanë strategji të investimit në teknologji. Mungesa e strategjisë në kuadër të ASHI-së e ka bërë të pamundshëm monitorimin dhe koordinimin e investimeve në këtë sektor.... 02’39” E tillë është gjendja në të gjitha institucionet qoftë në ato qendrore por edhe në nivelin lokal. E di që viti 2019 ka qenë vit zgjedhor por dhe pandemia nuk mund të them se është bërë shumë në këtë aspekt sepse ka pasur prioritet tjera është mirë që të gjetura e këtij raporti të merren parasysh nga institucionet e Kosovës sidomos tani kur Qeveria e Kosovës është në prag të hartimit të planit qeverisës katër vjeçar. Besoj që duhet të ketë institucionet të cilat duhet të jenë përgjegjëse edhe për investimet që bëhen në nivelin qendror dhe lokal por edhe për monitorimin e tyre”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se këto të gjetura nga raporti i Auditorit janë të sakta dhe si ministri do t’i marrin parasysh rekomandimet e dala nga ky raport.

Sveçla tha se Agjencioni i Shoqërisë së Informacionit e cila është në kuadër të MPB obligohet që deri më 7 qershor të këtij viti ta dorëzojë draftin e strategjisë për qeverisje elektronike dhe në këtë drejtim deklaron se janë në rrugë të mirë.

Sveçla: Deri më 7 qershor duhet ta dorëzojmë në qeveri strategjinë për qeverisje elektronike

“ASHI obligohet që të dërgoj draftin e strategjisë së qeverisjes elektronike brenda tre muajve do të thotë më së voni deri më 7 qershor 2021 sikurse që obligohet edhe Policia e Kosovës që të rris kapacitetet hetuese për parandalimin e sulmeve kibernetike në bashkëpunim me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare. Ne si MPB jemi duke punuar që këtë obligim ta përmbushim deri më 7 qershor kemi kohë që të shkojmë në qeveri të shkojmë me draftin e strategjisë së qeverisjes elektronike dhe besoj që jemi në rrugë të mbarë. Po ashtu kam kërkuar raport nga PK për hapat e ndërmarrë pas këtij obligimi”, theksoi Sveçla.

Me të gjeturat e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për sektorin e IT-së u pajtua edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila tha se si ministri e kanë një propozim fillestar të rishikohet sektori i teknologjisë dhe do të përpilojë raport i cili do të dërgohet në qeveri.

Rizvanolli: Pajtohemi me gjetjet, do të krijojmë raport për sektorin e TIK

“Ne jemi pajtuar me gjetjet dhe kemi punuar drejt gjetjes së zgjidhjeve në veçanti për gjetjen që ka të bëjë me Ministrinë e Ekonomisë ....31;38 Ne kemi qenë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe është një plan fillestar propozim fillestar i cili edhe mund të rishikohet në mënyrë që ne kemi paraparë që gjatë përpilimit të agjendës të re digjitale Kosovën 2021-30 e cila është përgjegjëse ministria jonë do të bëjë rishikimin e sektorit të TIK-ut dhe do të përpilojë një raport për progresin e arritur. Në bashkëpunim me ASHI do të përpilohet raporti i arritjeve të parapara në dokumente strategjike të deritanishme dhe ky raport do të dërgohet në qeverinë e Kosovës”, tha ajo.

Kurse, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami u interesua të di më shumë rreth Ligjit për Nënshkrim Elektronik.

Bajrami: Ligji për Nënshkrim Elektronik i lehtëson shërbimet në distancë

“Edhe mungesa e nënshkrimit elektronik e ligjit në fakt për nënshkrim elektronik e cila nëse duam ta kishim dhe po shpresoj që do ta kemi në strategjinë legjislative këtë vit atëherë kjo do të mundësonte që me të vërtetë një pjesë e madhe të shërbimeve të merren në distancë, kjo do të ndihmonte edhe bizneset por edhe qytetarët e sidomos kjo është bërë e nevojshme në kohën e pandemisë“, tha ajo.

Ndërsa, ministrja Rizvanolli tha se e kanë draftin e këtij ligjit i cili edhe është pjesë e agjendës legjislative për sivjet. Ajo beson se shpejt Ligji për Nënshkrim Elektronik do të procedohet në Kuvend.

Rizvanolli: Ligjin për Nënshkrim Elektronik e kemi draftin në ministri, ndodhet në agjendën legjislative për sivjet

“Pajtohem plotësisht që Ligji për Nënshkrim Elektronik është tejet i rëndësishëm jo vetëm për sektorin qeveritar por edhe atë privat, ne e kemi një draft të këtij ligji në ministri dhe është në agjendën legjislative për sivjet dhe besojmë që shumë shpejt do ta dërgojmë në parlament”, theksoi ai.

Ndërsa, drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi tha se të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm janë të sakta, dhe se siç tha ai deri në qershor do të përgatisin Strategjinë e qeverisjes elektronike, për të cilën strategji deklaroi se vullneti në Agjenci nuk ka munguar por që nuk ka pasur vullnet nga qeveritë e mëhershme.

Sipas tij e rrugës është që të gjitha institucionet të kenë një strategji të vetme të qeverisjes elektronike.

Gashi: Institucionet të kenë një strategji të vetme për qeverisje elektronike

“Ne natyrisht kemi menduar se duhet të ekzistojë një strategji e vetme për qeverisjen elektronike duke pasur parasysh se qeverisja elektronike përmban në vete disa komponentë që nuk mund të mbulohen nga strategjia e reformës së Administratës Publike apo siç është quajtur më vonë strategjia e modernizimit të administratës publike dhe nuk ia kemi arritur t’ia dalim ta kalojmë këtë pengesë në këtë rast është Zyra për Planifikim Strategjik”, tha Gashi.

E ndihmës Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca tha se është e nevojshme që çdo institucion të ketë strategjinë e vetë të teknologjisë së informacionit krahas asaj nacionale.

Spanca: Organizatat të kenë strategjinë e vetë të teknologjisë së informacionit

“Si pasojë e mungesës së këtyre strategjive politikave të IT dhe procedurave siguria e informacionit nga këto sisteme është shumë e ulët do thotë ka potencial apo mund të rrezikohet integriteti dhe konfidencialiteti i të dhënave nga këto sisteme. Po e ndërlidhi edhe me çështjen e strategjive dhe nevojave për strategji, është në fakt se është nevoja për një strategji të përgjithshme por për shkak të specifikave të organizatave dhe bizneseve është e mirë për organizatën që të ketë strategjisë të teknologjisë së informacionit”, theksoi ai.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm Organizimi dhe menaxhimi i investimeve të teknologjisë së informacionit që ka të bëjë me të gjitha institucionet publike përfshinë periudhën e auditimit për vitin 2015 deri 2018./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat