Pagesa e energjisë për serbët e veriut është e jashtëligjshme

Aktuale

Pagesa e energjisë për serbët e veriut është e jashtëligjshme

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:24
Bedri Hamza

(E plotësuar) - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për autorizimin e KOSTT-it që të paguaj 11 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore.

Përmes një konference për medie, Hamza tha se përmes këtij vendimi po dëmtohen qytetarët e Kosovës, pasi indirektë ata i paguajnë të njëjtat.

Hamza: Ndarja e mjeteve për energjinë në veri në kundërshtim me ligjin

“Kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore për shkak se KOSTT është ndërmarrje publike. Në bazë të statutit të saj është 100 përqind pronë e Kosovës, ku aksionari i ushtron të drejta e veta përmes Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje edhe e qeverisjes kooperative për shkak se kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë mbi bazën e ligjit të ndërhyjë në menaxhimin dhe afarizmin e kësaj ndërmarrje. Sot Kuvend, partitë që janë në pushtet kanë përkahur një kërkesë për pagesën e 11 milionëve të energjisë elektrike të shpenzuara në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo i dëmton qytetërët e Kosoves”, tha ai.

Hamza i quajti edhe absurde deklarimet e Qeverisë Kurti për mungesë të mjeteve buxhetore, ndërkohë paguan 11 milionë euro për energjinë në veri.

Hamza: Këto janë para të qytetarëve të Kosovës

“Po bëhet prapë e njëjtë gjë në mënyrë indirekte sepse këto janë para të qytetarëve të Kosovës. Pas deklarimit të dividentës këto para duhet të shkojnë në buxhetin e Kosovës dhe përmes buxhetit të përdorën për mbulimin e nevojave. Është absurde te thuhet se në mungesë të mjeteve financiare jemi detyruar që t’ia zvogëlojmë pensionet, nuk kemi mjete që të jepet më shumë për shëndetësi apo diçka tjetër. A njëjtën kohë 11 milionë pa bazë ligjore të merret vendim që të autorizohet KOSTT për pagesën e energjisë elektrike”, tha ai.

PDK: Ndarja e mjeteve për rrymën në veri e kundërligjshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza po e vlerëson të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit për aprovimin e rekomandimeve lidhur me kërkesën e KOSTT për sigurimin e mjeteve financiare për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një konference për medie, Hamza tha se Qeveria Kurti po fshehët nga vendimmarrja.

“Sot Kuvendi aprovoi për ndarjen e mjeteve shtesë për KOStT-in që ta paguajë energjinë elektrike në veri.

Kjo është e kundërligjshme, Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në menaxhimin e kësaj ndërmarrje”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat