FSK-së edhe me marrëveshje i takojnë 191 hektarë tokë në ​Mitrovicë

Aktuale

FSK-së edhe me marrëveshje i takojnë 191 hektarë tokë në ​Mitrovicë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 17:23
FSK

Komuna e Mitrovicës dhe FSK-së kanë nënshkruar sot kontratë për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës.

Sipas njoftimit Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, sot në ambientet e kuvendit komunal, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim nga FSK.

“Kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat