Dy mjekë procedohen penalisht për vdekjen tragjike të tre pjesëtarëve të familjes nga Gjilani

Aktuale

Dy mjekë procedohen penalisht për vdekjen tragjike të tre pjesëtarëve të familjes nga Gjilani

Më: 8 maj 2021 Në ora: 23:55
Tre anëtarët e familjes nga Gjilani

Policia e Durrësit informon se kanë proceduar penalisht 2 mjekë lidhur me ngjarjen tragjike të humbjes së jetës së tre pjesëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës.

Nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat