Haradinaj i reagon Qeverisë lidhur me programin qeverisës

Aktuale

Haradinaj i reagon Qeverisë lidhur me programin qeverisës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:45
Qeveria e Kosoves

Ish-deputeti, njëherësh anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj i ka reaguar Qeverisë Kurti, sipas tij, lidhur me mos-përmendjen e vaksinave kundër COVID-19 në programin qeveritar.

Këtë reagim, pretendenti për Kryetar të Prishtinës e bëri në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shtoi se kjo duhet të vlerësohet nga qytetarët e Kosovës.

“Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë”, shkroi ai.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria nuk i përmend vaksinat anti-virus?!
Qeveria e Kosovës, ose më saktësisht Ministria e Shëndetësisë në programin qeveritar askund nuk i përmend vaksinat.
Moskujdes apo injorim këtë vlerësone vetë.
Kosova problem kryesor në këtë kohë e ka pandeminë dhe dëmet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat