Reagon edhe Sherifi i Nismës tollovinë para sallës “1 Tetori” në Prishtinë

Aktuale

Reagon edhe Sherifi i Nismës tollovinë para sallës “1 Tetori” në Prishtinë

Më: 14 maj 2021 Në ora: 14:43
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi i Nismës ka komentuar pamjet e sotme para sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku qindra qytetarë janë parë duke pritur grumbull për të marrë vaksinën anti-Covid.

Sherifi i ka quajtur praktikantë udhëheqësit e Qeverisë aktuale, teksa ka thënë se kështu nuk ndërtohet shteti.

“Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve”, shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

KREJT dhe DREJT në KAOS, me PRAKTIKANT nuk ndërtohet shteti!

Nëse një çështje kaq e thjeshtë siç është planifikimi i zbatimit të vaksinimit të popullsisë shoqërohet me kaosin e asaj që pamë në ditën e sotme, atëherë mund ta imagjinojmë kaosin që do të krijojnë në fushat e tjera të qeverisjes.

Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve.

Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat