Protesta për sulmet në Palestinë/ Rron Gjinovci ‘shpërthen’ në ofendime: Idiotë dhe idotë, të palexum, ju provincialë të …

Aktuale

Protesta për sulmet në Palestinë/ Rron Gjinovci ‘shpërthen’ në ofendime: Idiotë dhe idotë, të palexum, ju provincialë të …

Nga: A.Morina Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:52
Rron Gjinvoci

Akstivisti Rron Gjinvoci ka reaguar ashpër pas kritikave ndaj parullës “Lira jonë është e paplotë, pa lirinë e Palestinës”.

Gjinovci eskaloi duke i quajtur idiotë, të palexum, të mosdijshëm të gjithë kritikuesit e protestës së mbajtur në Prishtinë, kundër luftës në Palestinë.

Ai citoi edhe Nelson Mandelën e Martin Luter Kingut, lidhur me padrejtësitë dhe lirinë e palestinezëve.

“Ni njeri normal nuk mundet me u ndi plotësisht i lirë nëse e din që ka njerz tjerë në botë që jetojnë nën okupim. Këto na i kanë mësu gjigantët e luftës për të drejtat e njeriut”, shkroi Gjinovci në Facebok, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Idiotë dhe idote, të palexum e të mosdijshëm dhe ju provincialë të kompleksum në asht, parulla të cilën e përgojut dje gjith ditën është citim i Nelson Mandelës, i cili më 4 dhjetor 1997 kishte thanë "na e dimë shumë mirë që liria jonë është e paplotë pa lirinë e palestinezëve". Ngjashëm ka thanë Martin Luter King: "padrejtësia diku, është kërcënim për lirinë kudo".

Ni njeri normal nuk mundet me u ndi plotësisht i lirë nëse e din që ka njerz tjerë në botë që jetojnë nën okupim. Këto na i kanë mësu gjigantët e luftës për të drejtat e njeriut.

Mandela është nobelist i paqes, ju jeni islamofobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat