Edhe një dorëheqje në AAK, largohet ish zëvendësministrja

Aktuale

Edhe një dorëheqje në AAK, largohet ish zëvendësministrja

Nga: G.B Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:37
AAK

Zyrtarja e AAK-së dhe ish zëvendësministrja Magbule Shkodra, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga partia.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat dhe nga partia, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

Të nderuar qytetarë,

E nderuara anëtarësi e AAK-së,

Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia.

Deshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK.

Do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja!

Me respekt,

Magbule Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat