‘Po vjen era shtet’ – juristi në përkrahje të fuqishme për vendimi e Donika Gërvallës: Kjo është e dhimbshme për partitë politike

Aktuale

‘Po vjen era shtet’ – juristi në përkrahje të fuqishme për vendimi e Donika Gërvallës: Kjo është e dhimbshme për partitë politike

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2021 Në ora: 15:25
Donika Gërvalla

Shkarkimi i gjithsejtë 16 ambasadorëve dhe konsujve nëpër vende të ndryshme të botës nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po vlerësohet si hap i duhur në reformat për shërbimin diplomatik.

Analisti politik dhe juristi Blerim Burjani, thotë se më në fund ka filluar të vjen era shtet.

Ai thotë se Donika Gërvalla mori një hap shuam të rëndësishëm për reformat ën shërbimin diplomatik të shtetit.

Sipas tij, kjo është e dhimbshme për partitë politike që kanë dërguar shumë njerëz, e familjar në këtë shërbim i cili ka degraduar.

Postimi i plotë:

MË NË FUND PO VJEN ERA SHTET - FILLOJË REMFORMA NË SHËRBIMIN DIPLOMATIK TË SHTETIT

Reforma në shërbimin diplomatik e filluar është hap shumë i rëndësishëm për të depolitizuar shërbimin diplomatik të shtetit.

Zonja Gërvalla ka filluar të bëj një punë të domosdoshme të dhimbshme për partitë politike që kanë dërguar shumë njerëz në këtë shërbim, e që kanë degraduar këtë shërbim diplomatik  skajshëm.

Shërbimi diplomatik për momentin e përbëjnë shumë familjarë të partive politik në shërbimin civil në shërbimin diplomatik, puna e filluar nga Zonja Gërvalla është për tu përkrahur nga të gjithë ata që e don një shtet të mirëfilltë, një shërbim diplomatik të pavarur nga politika e ditore dhe nga partitë politike qe kanë rrënuar shume çka, mjafton në këtë drejtim të përmenden Universitetet Publike të përberë prej shumë njerëzve të partive politike që mbajnë poste profesori pa meritë dhe pa kurrgjë me doktoratura plagjiatura, reforma në universitete publike duhet të fillojë me heqjen e doktoraturave plagjiature dhe profesorëve që japin mësim pa përgatitje të duhur dhe pa meritë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat