Esat Shala: Kam probleme me gjumin pasi i shoh pamjet e masakrave në Kosovë

Aktuale

Esat Shala: Kam probleme me gjumin pasi i shoh pamjet e masakrave në Kosovë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 09:01
Esat Shala

Koleksionuesi i mbi 2 mijë videove që dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë, thotë se ka probleme kur i sheh pamjet e rënda.

Esat Shala në “Dhoma e Rrëfimit” ka thënë se që nga paslufta i janë shfaqur problemet me gjumin por situata më e rëndë është krijuar pasi ka nisur të shikojë pamjet e masakrave.

“Problem kam pas si kemi dal nga lufta dhe prej asaj kohe nuk e kam gjumin rehat, por këtë të met ma kanë jep më shumë edhe pamjet e masakrave të ndryshme të cilat i kam shiku”, ka thënë Shala.

Ai ka theksuar se po t’i shihte këto pamje vazhdimisht dikush i moshës së tij, ndoshta do të përfundonte edhe në psikiatri.

Ndërkohë deklaron se asnjëherë nuk i ka shkuar mendja të heq dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat