Emilja Redzepi për Mlladiq: Është dhënë drejtësia që e kemi kërkuar për 26 vjet

Aktuale

Emilja Redzepi për Mlladiq: Është dhënë drejtësia që e kemi kërkuar për 26 vjet

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 00:28
Emilja Redzepi

Ministrja boshnjake në Qeverinë e Kosovë, Emilja Redzepi, ka thënë se me rikonfirmimin e dënimit me burgim të përjetshëm është vendosur drejtësia.

“Krimineli i luftës, Ratko Mlladiq, sot është dënuar me burgim të përjetshëm.

Drejtësia që ne kemi qenë duke e pritur për 26 vjet është dhënë”, është shprehur ajo.

“Nuk ka asnjë dënim që mund ta lehtësojë dhimbjen e nënave boshnjake që kanë humbur burrat, fëmijët dhe tërë familjen e tyre dhe të gjithë popullit të Bosnjës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat