Ish ushtari i UÇK-së “godet” Sami Lushtakun: I ka shitur edhe varrezat e dëshmorëve

Aktuale

Ish ushtari i UÇK-së “godet” Sami Lushtakun: I ka shitur edhe varrezat e dëshmorëve

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 22:07
Sami Lushtaku

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sokol Halili, ka hedhur akuza ndaj ish-kryetarit të kësaj komune Sami Lushtaku.

Halili në emision “Direkt” tha se Lushtaku i ka shitur varrezat e dëshmorëve dhe se nga këto varreza ata kanë vjedhur.

“Dua të ju njoftojë se varrezat e dëshmorëve mi ka shitur Sami Lushtaku në kodër të Mecinëve në Klinë ku më është dashur të investoj nga xhepi imë, këta edhe në varreza të dëshmorëve shkojnë i kapin tenderët e vjedhin,”– është shprehur Halili.

Ndryshe kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen gjatë muajit tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat