Konjufca: Kauza e UÇK-së ishte e drejtë

Aktuale

Konjufca: Kauza e UÇK-së ishte e drejtë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:02
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në përkujtimin e ushtarëve të rënë të NATO-s, në 22-vjetorit të Ditës së Paqes, tha se ndërhyrja e ndërkombëtarëve tregon se kauza e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë.

“Siç dihet liria jonë ka ardhur si kontribut i ushtarëve të UÇK-së, por po ashtu edhe prej bashkimit dhe kontributit tonë me faktorët ndërkombëtar dhe si rezultat i kësaj ne u çliruam nga okupimi i Serbisë.

Për faktin se NATO ka ndërhyrë flet se kauza jonë ishte shumë e drejtë”, ka deklaruar ai.

Përvec, Konjufcës edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat