Haziri: Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës

Aktuale

Haziri: Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës

Nga: N. H Më: 12 qershor 2021 Në ora: 10:10
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për shumëkënd deri më 12 qershor 1999, liria dukej utopi.

Mirëpo, Haziri shkruan se ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet pikërisht me këtë datë.

Ai ka falënderuar ushtarët e UÇK-së, popullin dhe aleatët e Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Për shumëkënd deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 22 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet.

Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë.

Falënderim i madh ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat