Zbulohen dyshimet e para për vrasjen në Rahovec, vëllai e qëlloi vëllain tjetër për këtë arsyeje

Aktuale

Zbulohen dyshimet e para për vrasjen në Rahovec, vëllai e qëlloi vëllain tjetër për këtë arsyeje

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 07:17
Ilustrim

(E plotësuar) - H.G., 66-vjeçar nga fshati Sopniq i Rahovecit dyshohet se është vrarë mbrëmë nga vëllai i tij J.G., 58-vjeç, pas një zënke mes tyre. Sipas burimeve, incidenti me pasoja fatale dyshohet se lidhet me shitjen e disa bagëtive.

66-vjeçari fillimisht është plagosur, mirëpo për shkak të plagëve të rënda me armë zjarri i njëjti ka ndërruar jetë.

“Incidenti dyshohet se ka ardhë pas nje zënke lidhur me shitjen e disa bagëtive”, tha ky burim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari (vëllai i viktimës), pas arrestimit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

***

Hasan Gashi nga fshati Sopaniq i Rahovecit ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se u vra nga vëllai i tij mbrëmjen e së shtunës.

Vëllai i Hasan Gashit që e vrau atë për shkaqe pronësore është Jonuz Gashi, i cili u arrestua nga Policia.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

“Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë.

Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar Gjurkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat