Halil Geci kundër vendimit të Lumir Abdixhikut – kjo është kërkesa e tij drejtuar LDK-së

Aktuale

Halil Geci kundër vendimit të Lumir Abdixhikut – kjo është kërkesa e tij drejtuar LDK-së

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2021 Në ora: 13:19
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka dal kundër vendimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për kandidaturat për kryetar komunash që janë bërë të ditura deri më tani.

Ai thotë se këto kandidatura për kryetar komunash që janë jashtë strukturave të LDK-së, nuk e kanë përkrahjen e elektoratit rugovian.

Geci përmes një postimi në Facebook, i ba bërë thirrje Anton Çunit e Lumir Abdixhikut që të afrohen me Listën e Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallën.

Përndryshe sipas tij në zgjedhjet lokale do të pësojnë shumë më keq se në zgjedhjet nacionale.

Postimi i plotë:

Kandidaturat për kryetar Komunash jashtë strukturave të LDK-së nuk do ta kenë  përkrahjen e elektoratit Rugovian

LDK duhet ti mbledh copat e humbura para se ti futet garës për zgjedhjet lokale e jo të bin vendime me strukturat e mbetura mortore që shumicën nga këta janë mbetje toksike të shikut dhe UDB-s të cilët nuk e kanë mbështetjen e  grave tyre, disa të tillët që thirren dhe flasin në emër të LDK-së pikërisht këto defatoret dhe tupangji duke u munduar kinse ta mbrojnë LDK-në ja kanë ulur vlerën LDK-s deri te zhbërja, të tillët po te lavdëruan ta humbin imazhin e të qenurit njeri e le më LDK-së.

Spiunët e tillë të infiltruar në LDK, dikur  e shanin Hashimin, pastaj e lavdëroni, duke ja përkrahur projektin e Vučičit, Hashimit, Isës dhe Kristaqit, projekt ky që bënë zajednicen me kompetenca ekzekutive dhe korrigjimin e kufijve!

Loja e shikut brenda LDK-së me njerëzit e tyre që paraqiten hero dhe atdhetar, në të kundërtën e kanë luajtur lojën e spiunëve derisa e kanë pruar LDK-në sa të mos ekzistoi më.

Këto kurva burrash të shndërruar ne tupangji e defatore të Hashimit, Ises, e Lutës, që udhëhiqeshin nga Vučiči e që e qonin Kosovën drejt shkatërrimit, sa herë që të flasin në emër të LDK-s veç sa e dëmtojnë partin, të tillët janë te shitur qysh moti te strukturat e shikut derisa e ndan dhe e shkatërruan përfundimisht LDK-në.

Anton Çuni dhe Lumirit ju baj thirrje mblidhni copat e eksplodimit, hiquni Lutes, Muhamet Hamitit dhe tupangjive dhe defatoreve tjera afrohuni me Listën Vjosa pikërisht me Donikën dhe afroni qëndrimet përndryshe në zgjedhjet lokale do pësoni shumë më keq se sa në zgjedhjet nacionale....

Emërimi i figurave për kryetar komunash të pa kontribut për partin dhe Kosovën elektorati i LDK-së nuk ti voton.

Parashutistët që vijnë pingul nga qielli, si dhe dëmtuesit e dikurshëm që e  ndan partinë dhe e sollën në nivel minor, i llojit të Lutes, Muhamet Hamitit si dhe imituesit e  Linda Morinës duhet ti largoni pa hezitim nga partia ime dhe e juaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat