Detaje të reja për takimin Kurti-Vuçiq – flasin nga Qeveria e Kosovës, ja çfarë është ky takim?

Aktuale

Detaje të reja për takimin Kurti-Vuçiq – flasin nga Qeveria e Kosovës, ja çfarë është ky takim?

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2021 Në ora: 16:04
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një postimi në Facebook, ka treguar detaje të reja për takimin në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Kryeziu thotë se takimi i nesërm në Bruksel nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun e ardhshëm.

“Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari”, shkruan Kryeziu.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bislimi, ka udhëtuar për në Bruksel për takimin e paralajmëruar për ditën e nesërme në mes tij dhe Alexander Vuçiq.

Siç kemi thënë në vazhdimësi, takimi i nesërm nuk është takim i dialogut, por takim për dialogun, për dialogun e ardhshëm.

Aty kryeministri Kurti do të paraqes vizionin dhe qëndrimet tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për të, e i cili duhet të jetë parimor dhe i drejtë, në shërbim të popujve të të dy vendeve dhe i shkëputur nga ai i kaluari.

Pra nga takimi synohet dakordim rreth kapitullit të ardhshëm të dialogut dhe agjendës së tij, pas diskutimeve shterruese të ditës së premte në Kuvendin e Republikës së Kosovës për dialogun e mëparshëm dhe dëmet e shkaktuar nga ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat