Edhe burri i Albulena Haxhiut reagon pas shkarkimit të Valdete Dakës: Lajm i mirë...

Aktuale

Edhe burri i Albulena Haxhiut reagon pas shkarkimit të Valdete Dakës: Lajm i mirë...

Nga: N. H Më: 14 qershor 2021 Në ora: 17:41
Albulena Haxhiu dhe Alban Krasniqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme e ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së, shkruan “Bota sot”.

Në arsyetimin e Presidentes Osmani, thuhet se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

Në lidhje me këtë shkarkim, një koment e ka bërë edhe bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi.

Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se shkarkimi i Dakës përveç se lajm i mirë është edhe mundësi që ky institucion të reformohet.

“Shkarkimi i zonjës Daka dhe emërimi i kryesuesit të ri të KQZ-së përveç se lajm i mirë është edhe mundësi që ky institucion të reformohet duke i’u përgjigjur kërkesave kushtetuese, ligjore dhe qytetare që të kemi një trup zgjedhore profesionale dhe me integritet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat