Të mërkurën protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kjo është kërkesa për Qeverinë Kurti

Aktuale

Të mërkurën protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kjo është kërkesa për Qeverinë Kurti

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Të mërkurën më datë 16 qershor në ora 11:00, do të mbahet protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Ata para Qeverisë do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se protesta do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të merkuren me datë 16 qershor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarin e Kosovës. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat