Liturgjia në Kishën Ortodokse në Prishtinë, flet drejtori i Policisë

Aktuale

Liturgjia në Kishën Ortodokse në Prishtinë, flet drejtori i Policisë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 11:00
Foto nga takimi

Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjë njoftim për mbajtje të liturgjisë në objektin e papërfunduar të Kishës Ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Kështu ka thënë drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti duke shtuar se objekti kishës nuk është në mesin e objekteve të cilat ruhen 24 orë nga Policia e Kosovës.

“Nuk kemi qenë të njoftuar fare për aktivitet kishtar, Policia e Kosovës këtë objekt nuk e ka në listën e objekteve që i siguron 24 orë. Ne nuk kemi pasur asnjë njohur që në këtë objekt do të mbahet ndonjë liturgji”, ka thënë drejtori i policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës po raporton para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat